20 Janar 2025

Fillon konferenca "Modeli i Bashkimit Evropian Kosova 2016"

Prishtinë, 4 mars - Instituti iCHAT- Ksovë në partneritet me organizatën ICCTW- Gjermani, për herë të parë në Kosovë sjell Konferencën e Parë Ndërkombëtare ‘’Modeli i Bashkimit Evropian’’ në Prishtinë.

Modeli Bashkimit Evropian është Konferencë Simulimi i Proceseve Legjislative të BE-së, e cila ka mision të mbledhë të rinjë nga Evropa të mësojnë funksionet e Institucioneve të Bashkimit Evropian dhe procedurat legjislative.

Ky event, për herë të parë do të organizohet në Kosovë nga Instituti Cilësor për Hulumtime, Analiza dhe Trajnime (iCHAT) në partneritet me ‘’I choose to change the world’’. Kjo Konferencë do të mbledhë së bashku rreth 200 të rinjë nga Evropa, në institucionet e Kosovës, më datë 3-6 Mars 2016.

Duke konsideruar rëndësinë e temës për liberalizimin e vizave për Republikën e Kosovës, dhe duke ditur se ju e mbështetni axhendën e Kosovës në anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe mekanizmat e tjerë ndërkombëtar, ndihemi të privilegjuar të ju ftojmë të jeni pjesë e Konferencës.

Të rinjët evropian dhe ata Kosovarë kanë arritur dje në Prishtinë ku edhe kishte aktivitete joformale, ndërsa hapja solemne do të bëhet sot në Qeverinë e Republikës së Kosovës dhe do të fillojnë punimet e konferencës.

Ndërsa nesër do të simulojnë Këshillin e Ministrave të Bashkimit Evropian në sallën S I në Parlamentin e Republikës së Kosovës, kurse të dielen do të simulohet Parlamenti i Bashkimit Evropian në Parlamentin e Republikës së Kosovës ku edhe do të jetë ceremonia kryesore e këtij eventi, dhe do të votohet Rezoluta për Liberalizim të Vizave për Kosovën nga të rinjtë Evropian.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)