Fillon konferenca e pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës
Prishtinë, 6 shtator - Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Kosovës organizon sot konferencën e pestë të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës.
Ministria e Punëve të Jashme informon se kjo Konferencë do të hapet nga Zëvendëskryeministri i Parë dhe Ministri i Jashtëm, Behgjet Pacolli, ndërsa do të ketë fjalime nga Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.
Konferenca e Pestë e Ambasadorëve llogaritet si ngjarja më e rëndësishme vendore mbi Politikën e Jashtme, përderisa ajo bashkon vendim-marrësit kryesorë të shtetit, Ambasadorët e Republikës së Kosovës, që shërbejnë në shtete të ndryshme, ekspertë dhe analistë vendorë e ndërkombëtarë të marrëdhënieve ndërkombëtare dhe Korin Diplomatik ndërkombëtarë të akredituar në Republikën e Kosovës.