Fillon fushata "Ta pastrojmë Kosovën"
Prishtinë, 24 maj - Ashtu sikur vitin e kaluar Ministria e Mjedesit dhe Planifikimit Hapësinore sot organizon fushatën "Ta pastrojmë Kosovën" me të cilën do të mundohet që për një ditë të vetme ta pastrojmë vendin tonë nga mbeturinat.
Fushata Ta pastrojmë Kosovën ka për qëllim mobilizimin e qytetarëve të Kosovës për ruajtjen dhe mbrojtjen e mjedisit. Fushata përmbyllet me aktivitetin i cili organizohet në tërë territorin e Kosovës.
Gjatë ditës së sotme synohet mobilizimi i mbi 50 mijë vullnetarëve për pastrimin e mbeturinave, duke përfshirë edhe deponitë e egra.
Kjo ditë që nga viti i kaluar është shpallur Ditë Tradicionale e Pastrimit të Mbeturinave në Kosovë.
Kjo është pjesë e fushatës Lets do it World e cila në vitin 2013 do të zhvillohet në mbi 85 shtete të botës.
Në Kosovë fushata edhe në këtë vit është e organizuar nga grupi Ta Pastrojmë Kosovën, ndërsa Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapëesinor ka ofruar kapacitetet e saja për të përmbyllur sa më me sukses këtë fushatë.
Edhe Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës mbështet iniciativën Ta pastrojmë Kosovën si aktivitet i përbashkët i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor me institucione dhe organizata të tjera si dhe grupet lokale të bashkuara rreth Iniciativës Ta Pastrojmë Kosovën .
Duke i dhënë mbështetje kësaj nisme, krerët e Ministrisë së Shëndetësisë, u bëjnë thirrje institucioneve shëndetësore të vendit, përkatësisht punonjësve të tyre, që duke filluar nga ora 10:00 kur nis aksioni zyrtarisht në shumë qytete të Kosovës, të dalin dhe të rregullojnë hapësirat e jashtme të institucioneve ku punojnë.