Fillojnë të grumbullohen deputetët për vazhdimin e seancës
Prishtinë, 14 gusht - Ka filluar grumbullimi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës për vazhdimin e seancës konstituive të caktuar për sot.
Përveç deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje dhe një pjesë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa ende nuk kanë arritur deputetët e koalicionit PAN dhe deputetët e pakicave.
Ndryshe koalicioni PAN ka paralajmëruar më herët se nuk do të marrë pjesë në seancë. Megjithatë, pritet që kryesuesi Adem Mikullovci të fillojë me seancën, edhe pse për momentin duket se mungon kuorumi.