Fillojnë takimet publike në Komunën e Rahovecit
Rahovec, 17 maj - Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka filluar takimet publike me qytetarë për kërkesat e tyre dhe ecurinë e projekteve.
Takimet publike u mbajtën në fshtratat Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac, Celinë dhe Krushë e Madhe. Kryetari Latifi paraqiti para banorëve projektet të cilat janë përfunduar, ato në proces dhe planet dhe projektet e planifikuara për vitet në vijim bazuar në projeksionet buxhetore.
Ndër kërkesat të cilat banorët paraqitën ishin: Rregullim i parqeve, kanalizim, ndriçim, rrugë fushore, efiçiencë energjetike, drunj dekorativ, rregullim i oborreve të shkollave.
Për mbajtjen e takimeve, do të përgatitet raporti dhe procesverbali dhe të njëjtit do të publikohen në web faqën e komunës.