18 Janar 2025

Fillojnë bisedimet për IBM dhe Dogana

Bruksel, 4 shtator - Në vazhdën e bisedimeve për zbatimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërshtetërore mes Kosovës dhe Serbisë, në Bruksel këtë javë filluan bisedimet trepalëshe me ndërmjetësimin e BE-së të Grupit Implementues të Marrëveshjes së Menaxhimit të Integruar të Kufirit (IBM) dhe Doganave të Kosovës në mes të Republikës së Kosovës dhe Serbisë.
 

Temë diskutimi të  këtij takimi janë çështja e ndërtimit të ndërtesave të përhershme të IBM-së në gjashtë pikëkalimet kufitare në mes Kosovës dhe Serbisë.

Ky raund takimesh pritet të zgjas nga sot deri me 7 shtator.
 

Në kuadër të delegacionit të Republikës së Kosovës, të udhëhequr nga Zëvendëskryeministrja Edita  Tahiri bëjnë pjesë edhe Dren Zeka, këshilltar kryesor politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Fisnik Rexhepi, këshilltar politik i Ministrit të Punëve të Brendshme dhe koordinator nacional per zbatimin e IBM-se, Bajram Rexha nga Doganat e Kosovës, Shaban Guda, Policia e Kosovës, Qemajl Marmullakaj, Zyra e Kryeministrit, Murat Meha, Agjencia Kadastrale e Kosovës, Valdet Gjinovci, Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, Bashkim Thaçi, Këshilltar Politik i Ministrit të Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural dhe Ahmet Zejnullahu nga Agjencioni i Pyjeve i Kosovës, Gazmir Raci, këshilltar Politik i Zëvendëskryeministres Tahiri, Arjeta Rexhaj, këshilltare politike e Zëvendëskryeministres Tahiri dhe Visar Xani këshilltar politik për media i Zëvendëskryeministres Tahiri.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)