19 Janar 2025

Filloi kremtimi për 6 vjetorin e pavarësisë në Mitrovicë

Mitrovicë, 15 shkurt - Të shtunën në qendrën e kulturës “Rexhep Mitrovica”, kryetari i Mitrovicë, Agim Bahtiri, ka hapur edhe solemnisht kremtimin e 6 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në Mitrovicë.

Nën organizimin e autoriteteve komunale, përkatësisht Drejtorisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit, aktiviteti i parë për këtë kremtim ishte Panairi i Veshjeve Kombëtare dhe i ushqimit tradicional.

Në fjalimin e tij, kryetari Agim Bahtiri uroi qytetarët për një të ardhme më të mirë, por gjithmonë duke e kujtuar të kaluarën.

“Unë uroj që historitë e shtypjes dhe terrorit që kanë përjetuar Shqiptarët me vite, mos të përsëriten kurrë më. Po ashtu uroj që kjo festë të festohet gjatë dhe gjithmonë duke numëruar sukseset e shqiptarëve kudo që janë”, ka deklaruar kryetari Bahtiri.

Ai së bashku me shumë të pranishëm në panair, prenë tortën e pavarësisë.

Në anën tjetër njëra ndër organizatorët e këtij panairi, Aferdita Tahiri nga OJQ- “Mundësia”, u shpreh shumë e kënaqur me prezencën e qytetarëve në këtë panair.

Ndërkaq, gjatë ditës me rastin e kremtes së pavarësisë u zhvillua edhe një turne në futboll të vogël, me ç’rast, morën pjesë 8 klube nga pjesa veriore dhe jugore e qytetit, ndërsa në mbrëmje në teatrin e qytetit u dha shfaqje “Jashtë bie borë”.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)