Filloi Konferenca Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur
Prishtinë, 24 mars - Hulumtimet e varrezave masive: Të rejat e Antropologjisë fizike, si dhe Sigurimi i kualitetit të proceseve identifikuese përmes ADN, kanë qenë temat për të cilat është diskutuar të mërkurën ditën e parë të Konferencës Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, e cila ka për qëllim sensibilizimin e opinionit shkencorë ndërkombëtarë për çështjen e të pagjeturve.
Në ditën e dytë do të ligjërohet për temën, Aspektet humanitare të çështjes së personave të pagjetur, ku do të mbajë fjalim edhe presidenti Fatmir Sejdiu dhe ministrja e Drejtësisë, Nekibe Kelmendi.
Konferenca do të zgjasë tre ditë dhe pjesëmarrësit do të nxjerrin konkluzionet përfundimtare.
Konferenca ndërkombëtare për persona të pagjetur organizohet nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zyrës së Presidentit dhe sponsorohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.
Me organizimin e kësaj konference, Kosova do të bëhet anëtare e Akademisë Mesdhetare të Shkencave Forenzike, me një përfaqësues në bordin e saj.
Konferenca Ndërkombëtare për Persona të Pagjetur, e cila po të mbahet për të parën herë në Kosovë, organizohet nga Ministria e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, nën patronatin e Zyrës së Presidentit dhe sponzorohet nga Qeveria e Republikës së Kosovës.