Fieth kërkon të respektohet vendimi për imunitetin
Prishtinë, 22 shtator - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar, Pieter Feith ka kërkuar nga institucionet dhe qytetarët e Kosovës që të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me çështjen e imunitetit të deputetëve.
Feith ka thënë se nuk vend për shqetësim pas këtij vendimi, duke përshëndetur këtë hap të Gjykatës Kushtetuese.
Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar nuk ka dashur të komentojë lidhur me mundësinë e arrestimit të deputetëve nën hetime, duke thënë se kjo nuk është në kompetencën e tij.
Megjithatë, ka thënë se shpreson që institucionet përgjegjëse do të dinë çfarë të bëjnë në këtë drejtim.
Ai këto komente i bëri pas publikimit të një raporti për zonat e veçanta të mbrojtura për trashëgimi kulturore e fetare në Kosovë.
Feith dhe ministri i Kulturës, Meli krasniqi vlerësuan se ende ka punë për t`u bërë për një raport pozitiv lidhur me trashëgiminë kulturore e fetare.