Ficxherald: NATO e gatshme për çfarëdo situate në Kosovë
Prishtinë, 19 mars - Presidenti i Republikës së Kosovës, dr. Fatmir Sejdiu priti sot në takim komandantin e Forcave të Përbashkëta të NATO-s me seli në Napoli, Admiralin Mark Fitzgerald, me të cilin bisedoi për zhvillimet në vend dhe bashkëpunimin e institucioneve të vendit me NATO-n.
Presidenti Fatmir Sejdiu falënderoi për përkrahjen që NATO i ka dhënë dhe po i jep Kosovës, ndërsa përsëriti edhe një herë se ndjenja e qytetarëve të Republikës së Kosovës për KFOR-in është e veçantë.
Nga ana e tij, Admirali Mark Fitzgerald ritheksoi edhe një herë për mbështetjen e KFOR-it për sigurinë në Kosovë.