Festojmë institucionalisht 100 vjetorin e pavarësisë
Njashtu mirëpresim edhe vendimin prshënimin e 100 vjetorit të emërimit të Mehmet Pashë Derallës, shqiptar nga Maqedonia, si Ministër i parë i Luftës në Qeverinë e Ismail Qemajlit pas shpalljes së pavarësisë.
ZGJOHU! gjithashtu përshëndet vendimin e mëhershëm të këshillit të qytetit të Shkupit për ndërimin e emrave të rrugëve që përfshin edhe 45 emra të rëndësisë së veçantë për shqiptarët në Maqedoni. Lëvizja ZGJOHU! shpreh mirënjohje ndaj këshilltarëve shqiptar të këshillit të qytetit të Shkupit për faktin që shumica dërmuese e propozimeve të Lëvizjës ZGJOHU! të dorëzuara 5 vite më parë pranë komunës së Çairit kanë gjetur mbështetje dhe janë realizuar, thekson komunikata.
Lëvizja ZGJOHU! përgëzon të gjithë faktorët shoqëror shqiptar që po kontribuojnë në shënimin dinjitoz dhe institucional të vitit të shqiptarëve si dhe shpreh mirënjohje edhe për deputetët maqedonas që përkrahën zyrtarizimin e festës shekullore të shqiptarëve.