Ferrarese i përcjell Mustafes urimet e qeverisë Italiane
Prishtinë, 16 dhjetor - Kryeministri Isa Mustafa, gjatë ditës së sotme priti edhe ambasadorin italian në Prishtinë, Andreas Ferrarese i cila ka përcjell urimet e tij dhe të qeverisë italiane për zgjedhjen në pozitën e kryeministrit.
Ambasadori italian ka shprehur interesimin e qeverisë italiane për të ndërtuar bashkëpunim miqësorë dhe aktiv me Qeverinë e Kosovës në funksion të ndërtimit të stabilitetit të qëndrueshëm rajonal me perspektivën e integrimeve evropiane.
Duke falënderuar për urimet e shprehura, kryeministri Isa Mustafa ka theksuar fokusimin e programit qeverisës në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik dhe në përshpejtimin e proceseve të integrimit evropian të vendit tonë.
Kryeministri ka vlerësuar lartë mbështetjen e vendeve mike me ndërtimin e shtetësisë dhe shoqërisë demokratike në Kosovë.