Ferati: Mjaft më me ambicie, ta gjejmë zgjidhjen
Prishtinë, 26 shtator - Anëtari i kryesisë së LDK-së, Sadri Ferati u ka bërë thirrje të gjithë liderëve politikë të heqin dorë nga ambiciet e tyre maksimale dhe të gjejnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi politik.
Ai ka thënë se të dy blloqet duhet të ulën dh të flasin me gjuhën reale për tejkalimin e krizës, shkruan Epoka e Re.
Ferati ka thënë se partitë e bllokut LDK-AAK-Nisma dhe VV duhet ta shikojnë mundësin nëse mund ta marrin postin e kryetarit të Kuvendit, përndryshe duhet të heqin dorë dhe të fokusohen në formimin e qeverisë.
Deputeti i LDK-së është shprehur kundër rishikimit të marrëveshjes me AAK-në dhe Nismën. Duke folur për mundësinë e një koalicioni ndërmjet dy partive të mëdha PDK-LDK, Ferati ka thënë se në ketë kohë ky koalicion është i pamundur.