FER nuk du të jetë pjesë e qeverisë
Prishtinë, 2 shkurt - Përmes një deklarate për media Partia Fryma e Re ka bërë të ditur se spekulimet e paraqitura në një të përditshme kosovare për gjoja negociatat dhe hyrjen e FER-it në qeveri me Partine Demokratike të Kosovës nuk janë të vërteta.
Për më tepër sipas komunikatës FER nuk ka zhvilluar e as nuk po zhvillon kurrëfar negociate në këtë drejtim.
"Partia FER dëshiron ta njoftoj opinionin e gjërë se ashtu sic është konstatuar në mbledhjen e fundit të Këshillit Drejtues të kësaj partie, FER e konsideron procesin zgjedhor të datës 12 dhjetor 2010, dhe rivotimet viijuese, si një process të dëmtuar rëndë."
Institucionet e dala nga këto zgjedhje sipas FER-it do të kenë një barrë të rëndë të mungesës së legjitimitetit për shkak të parregullsive të shumta.