FER: Mos serioziteteti i qeverisë lë Kosovën pa viza
Prishtinë, 4 nëntor - Partia Fryma e Re uron Shqipërinë dhe Bosnje e Hercegovinën për suksesin e arritur në liberalizimin e vizave dhe njëherit shpreh keqardhjen për pozitën e Kosovës karshi këtyre proceseve.
Përderisa Qeveria ka deklarauar se Kosova brenda muajit shtator do ta marrë strategjinë që duhet ndjekur për tu arritur liberalizimi i vizave, kjo së fundmi është mohuar zyrtarisht nga Komisioni Evropian.
Puhie Demaku ka reaguar duke thënë se: Është për keqardhje mënyra se si popullit i komunikohen të dhëna të pasakta. Nga deklarata e KE-së del se Qeveria ka dështuar ti përmbushë kriteteret e paracaktuara nga Bashkimi Evropian, e pasojat e kësaj po i vuajnë 2 milionë njerëz. Kjo, edhe një herë, e dëshmon josinqeritetin dhe jokompetencën e institucioneve të Kosovës.
Partia Fryma e Re konsideron se është e padrejtë që për shkak të neglizhencës së institucioneve të ndëshkohet populli i Kosovës, përderisa vendet e rajonit po ecin me një tempo të shpejtë drejt Bashkimit Evropian.
Liberalizimi i vizave dhe e ardhmja evropiane janë një nga shtyllat kyçe të programit të Partisë Fryma e Re dhe për këtë është punuar me kujdes të veçantë nga ekspertët e kësaj lëmie.