FER: KQZ duhet ta zgjasë afatin e regjistrimit për diasporën
Prishtinë, 17 nëntor - Gjatë ditëve të fundit, Partia Fryma e Re ka deklaruar se ka marrë porosi të shumta nga diaspora për pamundësinë e votimit dhe vështirësitë, në të cilat ata hasin gjatë procesit të regjistrimit.
Partia Fryma e Re i bën thirrje Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që ta zgjasë afatin e regjistrimit për diasporën dhe ta lehtësojë sa më shumë procedurën për regjistrim dhe votim.
Shpend Ahmeti, kryetari i Këshillit Drejtues në FER ka potencuar: Ne nuk i dimë arsyet pse qeverisja e tanishme kosovare, përmes politikave të
përfitimit, më së shumti i ka goditur ata që më së shumti e kanë ndihmuar
dhe e kanë mbajtur gjallë Kosovën. Këto politika duhet të ndryshojnë dhe
edhe tani diaspora mund të jetë në krye të ndryshimeve.