FER-i i bashkohet Vetëndosje!-s
Prishtinë, 30 mars - Partia Fryma e Re (FER) sot zyrtarisht iu bashkohet Lëvizjes Vetëvendosje. Vendim u bë publik nga udhëheqësit e dy subjekteve politike ai i Vetëvendosjes Albin Kurti, dhe Shpend Ahmeti nga FER.
Ata kanë thënë së situata e rëndë politike, ekonomike dhe sociale në vend, dhe posaçërisht dinamika e ngjarjeve që nga 12 dhjetori kanë shfaqur nevojën e mobilizimit dhe bashkimit të forcave politike që për synim kanë ndryshimin rrënjësor aq shumë të nevojshëm për Kosovën.
\"Duke parë që e ardhmja e Kosovës është në rrezik, Vetëndosje! dhe FER kanë vendosur që të bashkohen për të ndalur këtë rrënim politik, ekonomik, e social.\"
Gjatë javëve në vijim, përmes aktiviteteve të përbashkëta anembanë Kosovës, kjo forcë do të shpalosë pjesë nga programi i përbashkët për ta bërë Kosovën shtet të pavarur, sovran, funksional, të zhvilluar dhe demokratik.