16 Janar 2025

Fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje

Prishtinë, 20 dhjetor - Organizata joqeveritare Syri i Vizionit nga Peja në partneritet me organizatën Save the Children, sot, ka mbajtur konferencën nacionale \"Përfshirja e fëmijëve në vendimmarrje\".

Në këtë konferencë është prezantuar edhe raporti i të dalave si dhe diskutimi i raportit vlerësues mbi përkrahjen dhe mbështetjen e fëmijëve në Kosovë si dhe mbështetja e asambleve komunale të fëmijëve në Kosovë.

“Qëllimi jonë ka qënë që të përçojm mesazhin tek institucionet dhe opinioni i gjërë për diskriminimin dhe mospërfshirjen e fëmijëve në vendimmarrje.\"

\"Ne mendojmë se fëmijët duhet të jenë më shumë të përfshirë në vendimmarrje kualitative në Kosovë, prandaj ne jemi koncentruar në fuqizimin e mekanizmave që fëmijët të ngrisin zërin edhe të fuqizojme rolin e tyre në vendimarrj.\"

\"Aktivitet tona do vazhdojnë me monitorimin dhe publikimin e rasteve të mos zbatimit  të drejtave të fëmijëve në Kosovë” thotë Vlora Latifi, koordinatore e projektit nga OJQ Syri i Vizionit.

Drejtori i Qendrës për punë sociale në Prishtinë, Vehbi Mujku, ka thënë se “Institucionet duhet bëjnë më shumë dhe të jenë më përgjegjëse sa i përkët përfshirjes së fëmijëve në vendimarrje dhe krijimin e mundësive dhe kushteve që fëmijët të gëzojnë të drejtat që ju takojnë, dhe për këtë të gjithë jemi përgjegjës”.

Edhe pse të ftuar në këtë  konferencë ishin të gjitha institucionet lokale dhe qendrore që për mandat kanë mbrojtjen e fëmijëve dhe qeverisjen më të drejtat e tyre duke përfshi “Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e administrimit të pushtetit lokal, Zyra për Qeverisje të mirë, Policia e Kosovës, përfaqësues të institucioneve lokale të komunave Pejë, Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë dhe Klinë, duke përfshi  zyrtarë të arsimit dhe të qendrave sociale, koordinatorë të drejtave të njeriut, Asociacioni i Komunave të Kosovës, përfaqësues të Asambleve të Fëmijëve, grupi ROR, si dhe shoqëria civile”, të cilat kanë për mandat mbrojtjn e të drejtave të fëmijëve në Kosovë.

Mirëpo, ashtu si në raport edhe sot në këtë konferencë u theksua dhe u vrejtë mos përgjegjësia e disa rej institucioneve kyce, si nga niveli lokal po ashtu edhe nga ai qëndrorë.

Kjo konferencë është realizuar në kuadër të projektit \"Qeverisja me të drejtat e fëmijëve\" që po implementohet nga organizatat partnere “Syri i Vizionit” dhe “Save the Children Kosova”, të cilat për vite me radhë në kuadër të këtij projekti janë duke mbështetur fuqizimin e rolit të fëmijëve në proceset vendimmarrëse, duke fuqizuar edhe rolin e asambleve komunale të fëmijëve të komunave Prishtinë, Gjilan, Ferizaj, Mitrovicë, Gjakovë, Klinë dhe Pejë.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)