Feith: Zgjedhjet do ti vëzhgojnë 120 ekipe të BE-së
Prishtinë, 7 dhjetor - Bashkimi Evropian (BE), si partner kryesor i Kosovës ka bërë përpjekje të rëndësishme që t''i mbledhë së bashku vëzhguesit diplomatikë nga vendet anëtare të BE së për të inkurajuar që zgjedhjet e ardhshme në Kosovë të jenë sipas standardeve ndërkombëtare.
Shefi i ICO-së, Piter Feith, ka paralajmëruar se më 12 dhjetor më shumë se 120 ekipe do ta vëzhgojnë çdo fazë të procesit të zgjedhjeve në tërë Kosovën.
Ndërkaq Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve (KQZ), deri më tani ka akredituar mbi 31 mijë vëzhgues, ndërsa gjatë ditëve në vijim pritet edhe akreditimi i vëzhguesve të tjerë.
Kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka njoftoi se për dallim nga zgjedhjet e kaluara kësaj radhe numri i vëzhguesve do të jetë shumë më i madh.