Feith thirrje serbëve të marrin pjesë në zgjedhje
Prishtinë, 30 nëntor - Përfaqësuesi special i BE-së në Kosovë dhe shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare, Piter Feith u ka bërë thirrje serbëve të Kosovës që të marrin pjesë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare më 12 dhjetor në Kosovë.
Ai është shprehur se shpreson në një pjesëmarrje të madhe të serbëve të Kosovës në zgjedhjet e ardhshme.
Me pjesëmarrjen në zgjedhje serbet marrin interesin e tyre në duar të tyre. Me kohë do të përmirësoohet edhe bashkëpunimi rajonal dhe në lidhje me Beogradin, i ka thënë Feith një radioje lokale serbe në Kosovë.
Ai ka thënë se decentralizimi nuk ka përfunduar dhe se prioritet është formimi i komunës së Mitrovicës Veriore.