Feith: Të respektohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese
Përmes një komunikate ai ka theksuar se dhe deputetët që e çuan çështjen në Kushtetuese tani e kanë detyrim moral e politik që të jenë pjesëmarrës në procesin e zgjedhjes së presidentit.
U bëj thirrje të gjithë aktorëve politikë në Kosovë që ta respektojnë këtë Aktgjykim. Është qenësore për funksionimin e duhur të një demokracie që institucionet e saj vetë ti nënshtrohen sundimit të ligjit."
"Unë vërej se Gjykata u ka tërhequr vëmendjën e posaçme ndaj detyrës të gjithë përfaqësuesve të zgjedhur që të marrin pjesë në seancat plenare të Kuvendit, si pasqyrim i obligimit të tyre ndaj njerëzve që i kanë zgjedhur ata", ka deklaruar Feith.
Unë besoj se ata deputetë që kanë kërkuar opinionin e Gjykatës lidhur me punimet e 22 shkurtit 2011 kanë obligim të veçantë politik dhe moral që ta respektojnë Aktgjykimin që pasoi, dhe shpresoj se ata do ta përmbushin detyrën e tyre, të përshkruar nga Gjykata, ndaj njerëzve që i kanë zgjedhur ata duke marrë pjesë në Kuvend në mënyrë që të lejojnë funksionimin e duhur të institucioneve të Kosovë. Po ashtu shpresoj se zyrtarët e Kuvendit do të sigurojnë një proces të rregullt, dinjitoz dhe legjitim në Kuvend.
Feith thekson se këtë qëndrim ndajnë dhe përfaqësuesit e të gjitha vendeve anëtare të BE-së në Prishtinë.