Feith nuk pret ndryshim të kufijve
Prishtinë, 10 maj - Shefi i ICO-së, Piter Feith thotë se nuk pret që në Kosovë dhe Ballkan mund të ketë ndryshim të kufijve, sepse kjo nuk do të ishte zgjidhje për asnjë shtet.
Është e vështirë të besohet se qeveritë e rajonit, pastaj SHBA-ja, Britania e Madhe, Gjermania, Franca apo Italia do të pajtoheshin se ndryshimi i kufijve do të ishte zgjidhje më e mirë nga kjo që kemi tash, ka thënë Feith.