Feith: marrëveshjet janë në interes të gjithë qytetarëve
"Unë i mirëpres këto marrëveshje mes dy vendeve dhe përgëzoj negociatorët për qasjen e tyre të duruar dhe konstruktive", ka theksuar ai.
Sipas tij këto rezultate na japin shpresë se dialogu në të ardhmen do të përfshijë edhe fusha të tjera dhe do të vazhdojë të ofrojë përfitime vërtet praktike për qytetarët.
"Kjo do të ndihmojë në krijimin e një modeli të angazhimit të respektueshëm fqinjësor, në promovimin e bashkëpunimit më të ngushtë rajonal dhe në avancimin e perspektivës evropiane për Kosovën dhe Serbinë", ka pohuar ai.
Ne presim implementimin në kohë të këtyre marrëveshjeve në mënyrë që të forcohet më tej besimi.