Feith: Marrëveshja mund të hapë një epokë të re të qeverisjes
Prishtinë, 7 prill - Përfaqësuesi Civil Ndërkombëtar (ICR) mirëpriti sot marrëveshjen e shpallur mbrëmë e cila ofron perspektivën për zgjedhjen e shpejtë dhe të rregullt të Presidentit të Republikës dhe hap rrugën për reformën e pranuar reciprokisht të procesit zgjedhor.
ICR Pieter Feith tha: Unë i uroj udhëheqësit e përfshirë për përkushtimin e tyre të përbashkët ndaj progresit politik dhe shpresoj se koalicioni qeveritar tani do të mund të përqendrohet në adresimin e sfidave të rëndësishme të politikave që kanë ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve.
Kjo sipas tij mund të hapë një epokë të re të qeverisjes më përfshirëse dhe konsensuale, në të cilën të gjithë aktorët mund të japin kontributin e tyre.
Unë dëshiroj të përgëzoj Pacollin për shërbimin e tij të përkushtuar dhe dinamik si President i Republikës së Kosovës gjatë muajit të fundit dhe për qëndrimin e tij dinjitoz gjatë tërë periudhës së fundit.