Feith lavdëroi Krasniqin
Prishtinë, 8 tetor - Ushtruesi i Detyrës së Presidentit të Kosovës, Jakup Krasniqi priti sot Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian në Kosovë, Pieter Feith i cili e përgëzoi Presidentin Krasniqi për menaxhimin e mirë të situatës së krijuar dhe i ofroi mbështetjen e palëkundshëm të ICO-së.
Gjatë takimit, Krasniqi dhe Feith biseduan rreth shpërbërjes së Kuvendit të Kosovës dhe rreth datës potenciale të zgjedhjeve të ardhshme.
Krasniqi e falënderoi Feith për mbështetjen e tij dhe theksoi se do të vazhdojë konsultimet me përfaqësuesit e subjekteve politike dhe me faktorët e tjerë, edhe nga Bashkësia Ndërkombëtare, për caktimin e datës potenciale të zgjedhjeve.
Gjatë bisedës të dy palët u konsultuan rreth çështjeve të privatizimit të PTK-së, obligimet e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe rreth mandatit të Krasniqit që do të zgjasë deri më 28 Mars 2010.
Krasniqi dhe Pieter Feith u dakorduan që të vijojnë takimet e rregullta në mes tyre gjatë gjithë mandatit që Krasniqi do të ushtrojë funksionin e të parit të vendit.