Federica Mogherini sot do të vizitojë Kosovën
Gjatë vizitës, Mogherini do të takohet me autoritetet politike duke përfshirë Presidentin Hashim Thaçi, Kryetarin e Kuvendit Kadri Veseli, Kryeministri Isa Musta dhe udhëheqësit e partive politike parlamentare.
Pas këtyre takimeve, kryeministri Mustafa dhe znj. Mogherini do të japin nga një deklaratë për gazetarët e pranishëm.
Znj. Mogherini poashtu do të vizitojë urën e Mitrovicës.
Znj. Mogherini e cila dje qëndrojë në Shqipëri dhe Serbi, sot do të qëndrojë në Kosovë, ku pritet të debatojë pos tjerash edhe çështjen e shënimit të kufirit me Malin e Zi, që është kusht për përfshirjen e Kosovës në regjimin e udhëtimit pa viza në pjesën më të madhe të vendeve të Bashkimit Evropian.