28 Prill 2024

FDH: Të zbardhen rastet e incidenteve ndëretnike

Prishtinë, 10 prill - Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë (FDH) ka shprehur shqetësimin për rritjen e numrit të incidenteve ndëretnike të cilat kanë ndodhur javëve të kaluara në Kosovë.

“Akti i fundit kriminal ndodhi në veri të Mitrovicës në lagjen te ”Tre rrokaqiejt” që rezultoi me vrasjen e Selver Haradinajt dhe lëndimin e tre anëtarëve të familjes së tij. Vrasja e Slever Haradinajt është kulmi në ciklin e ushtrimit të dhunës së motivuar etnikisht në këtë pjesë të Kosovës kohëve të fundit.\"

\"Sulmet fizike, përcjellja nga grupet kriminale, frika për të lëvizur lirshëm është shndërruar në përditshmëri”, thuhet në reagimin e Fondi për të Drejtën Humanitare Kosovë.

FDH dënon gjithashtu sulmin fizik ndaj Vlladimir Denoviq, nga Suhodolli i Mitrovicës, i sulmuar nga tre persona identiteti i të cilëve ende mbetet i panjohur për Policinë e Kosovës. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)