16 Janar 2025

Fatmir Krasniqi u zgjodh nënkryetar i AKR-së në Kamenicë

Prishtinë, 22 prill - Kryesia e Degës së Aleancës Kosova e Re (AKR) në Kamenicë me të gjitha votat për, ka votuar sot  për zgjedhjen e Fatmir Krasniqi – Nënkryetar i Degës së AKR-së në Kamenicë.

Krasniqi është për tetë vite këshilltar komunal,  ndërsa, ka qenë nënkryetar i parë i AAK-së dhe kandidat për kryetar komune i AAK-së në vitin 2007, kur mori 40% më tepër vota sesa ish-partia e tij. 

Kryetari i Degës së AKR-së në Kamenicë, Fatmir Matoshi tha “AKR e mirëpret angazhimin e Fatmir Krasniqit në strukturat e degës.

Krasniqi është një njeri i punës, i njohur si njëri nga prodhuesit me të sukseshëm në rajonin e Gjilanit dhe personalitet me bagazh të madh politik”.

Nënkryetari i ri degës së AKR-së Fatmir Krasniqi, ka falënderuar kryesinë e AKR-së për besimin dhe mbështetjen dhe ka premtuar angazhim maksimal për zhvillimin e metejshëm të AKR-së në Kamenicë.

“Jam i bindur se jemi ekipi fitues në zgjedhjet lokale dhe dëshiroj të punoj me të gjithë Ju për të arritur me sukses synimin tonë të përbashkët për ta bërë Kamenicën njërën nga komunat më të zhvilluara ekonomikisht në Kosovë dhe shëmbull për qeverisjen e përgjegjshme, transparente dhe efikase.\"

\"Mbështetja e madhe që Presidenti Pacolli i ka dhënë degës së AKR-së në Kamenicë është treguesi më i mirë se qytetarët e kësaj komune po persin ditë më të mira, dhe është inkurajim për të gjithë ne që të angazhohemi sa më tepër” ka thënë nënkryetari Krasniqi.

Dega e AKR-së në takimin e regullt ka vlerësuar aktivitetin e të gjithë anëtarëve të strukturave partiake, dhe ka bërë me dije se mbi 50 aderime të reja kanë ndodhur gjatë javës së fundit në parti dhe se qindra të tjera janë paralajmëruar në javët në vijim. 

Kryetarja e Forumit të Gruas Besarta Kallaba ka njoftuar se dhjetëra aktivste femra i janë bashkuar këtij forumi gjatë muajit prill. Dega e AKR-së ka marrë vendim për themelimin e nëntë komisioneve profesionale të cilat do të punojnë nëpër të gjitha nëndegët për të evidentuar problemet me të cilat përballen banorët e Kamenicës dhe për të ofruar zgjidhjet për to në programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)