Fatmir Humolli u zgjodh kryetar i AAK-së në Podujevë
Podujevë, 17 janar - Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) në Podujevë, ka mbajtur sot kuvendin e saj zgjedhor.
Pas zgjedhjes së Këshillit Drejtues prej 30 anëtarëve, dega e Podujevës ka zgjedhur edhe kryetarin e ri të saj, z.Fatmir Humolli.
Poashtu dega e AAK-së në Podujevë zgjodhi forumet drejtuese të partisë edhe në Aleancën e Gruas dhe Aleancën e të Rinjve
Kuvendin e ka përshëndetur edhe Kryetari i AAK-së, z.Ramush Haradinaj. Haradinaj delegatëve të kuvendit ua ka përcjellë mirënjohjen për punën e palodhshme dhe mbështetjen e vazhdueshme të tij dhe të Kryesisë Qendrore të AAK-së për punën, vizionin dhe përkushtimin e kësaj dege.
Pas marrjes së besimit për të udhëhequr me degën, delegatët e Kuvendit i ka përshëndetur dhe falënderuar për besimin edhe kryetari i sapozgjedhur i kësaj dege z. Fatmir Humolli, i cili u zotua se do të vazhdoj me punë dhe përkushtimë në forcimin e mëtejmë të Aleancës në Podujevë, si dhe adresimin e çështjeve jetike për këtë rajon.