18 Janar 2025

Familjët e personave të zhdukur nga Qipro po qëndrojnë në Kosovë

Prishtinë, 12 nëntor - Kryesuesi i Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur, Prenkë Gjetja, ka pritur në një takim pune përfaqësuesit e familjeve të personave të zhdukur, nga Qipro, të cilët po qëndrojnë në një vizitë dyditore në vendin tonë.

Në takimin e parë të organizuar dje, Kryesuesi i KQPZH-së, i shoqëruara edhe nga anëtar tjerë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur (KQPZH), si dhe nga Zëvendës-Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm, Robert Sorenson dhe Kryesuesja e Grupit Punues për Persona të Zhdukur, Lina Milner,  prezantojë para të pranishmëve punën dhe angazhimin e Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur në ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur në Kosovë, si pasojë e luftës së viteve 1998 –‘99.

Po ashtu gjatë takimit, u prezantua edhe puna e Delegacionit të Prishtinës dhe në përgjithësi puna dhe angazhimi i Grupit Punues për Persona të Zhdukur, si forum dialogues në mes të Kosovës dhe Serbisë, për çështjen e personave të zhdukur.

Për nder të vizitës së delegacionit qipriot në vendin tonë,  Kryesuesi i KQPZH-së, organizojë një drekë pune, ku të pranishëm ishin përfaqësuesit e të gjitha institucioneve që janë pjesë e agjendës zyrtare gjatë këtyre dy-ditëve të qëndrimit të përfaqësuesve të familjeve qipriotë në vendin tonë.

Po ashtu, më 11 nëntor 2013, delegacioni qipriot, u prit në një takim pune edhe nga Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, ku para ta pranishmëve Kryetarja e Komisionit, Suzan Novobdërdali, dhe anëtarët tjerë të Komisionit, folën për mandatin dhe përbërjen e këtij komisioni parlamentar, si dhe për angazhimin e Komisionit në trajtimin me prioritet të çështjes së personave të zhdukur.

Ndër të tjera, u theksua roli i Komisionit Parlamentar për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione, në krijimin e një baze të mirëfilltë ligjore, e cila do të garantonte në përgjithësi të drejtat e familjarëve të personave të zhdukur, me theks të veçantë të drejtën për të ditur për fatin dhe vendndodhjen e me të dashurve të tyre.

Pritje e veçantë familjarëve të personave të zhdukur, iu organizua edhe në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, nga Drejtori i DML-së, Arsim Gërxhaliu, i shoqëruar edhe nga anëtarë tjerë të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe nga ekspertët e EULEX-it në kuadër të DML-së.

Gjatë këtij takimi, Drejtori i DML-së, Arsim Gërxhaliu dhe ekspertja e EULEXI-t për mjekësi ligjore, Tarja Formisto, i njoftuan të pranishmit mbi sfidat në Departamentin e Mjekësisë Ligjore, si dhe rreth punës profesionale të ekspertëve vendor dhe të EULEX-it, në përpjekje e tyre të përbashkët për ndriçimin e fatit të të gjithë personave të zhdukur, gjatë luftës në Kosovë.

Po ashtu, të pranishmit u njoftuan mbi rezultatet e arritura pas përfundimit të një procesi të rëndësishëm në trajtimin profesional të mbetjeve mortore të paidentifikuara, i njohur si ‘procesi i inventarizimit’.

Ndërsa, sot në ditën e dytë të vizitës së tyre në Kosovë, sipas agjendës së përgatitur paraprakisht edhe me kërkesë të familjeve, pas takimit që do të mbahet në mëngjes në Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq, do të vizitohet një lokacion në të cilin është gërmuar në kërkim të mbetjeve mortore, në këtë rast, rreth orës 11:00, do të vizitohet fshati Zhilivodë – Komuna e Vushtrrisë.

Pas vizitës në Zhilivodë, familjet e personave të zhdukur, do të bëjnë homazhe tek Varrezat e Dëshmorëve, në Prekaz, për të vazhduar pastaj për në Mitrovicë për të marrë pjesë në takimin e organizuar nga Shoqatat e Familjeve Shqiptare të Personave të Zhdukur. Takimi fillon rreth orës 13:00, në Kuvendin Komunal të Mitrovicës

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)