Familjarët e të zhdukurve kundër Natasha Kandiqit
Prishtinë, 2 mars - KKAFZHK në mbledhjen e rregullt shqyrtoi edhe propozimin e shëmtuar të udhëheqjes së Komunës të Gjakovës për shpalljen: Qytetar nderi tё komunës sё Gjakovës Natasha Kandiq aktivisten serbe tё rodit të Jabllanoviqve.
Aktivistet e këtij asociacioni qe bashkon familjarët e të zhdukurve të Kosovës, shprehen pakënaqësinë dhe shqetësimin e tyre dhe të familjarëve për të cilët u tha se ata ende pa u qetësuar nga goditja- ofendimi i rëndë i bashkëkombësit të z. Kandiq, morën goditjen e dytë e cila i ka lënduar edhe më shumë.
Familjarët pyesin nga kush doli një ide e tillë e pa kurrfarë mbështetje, me karakter antishqiptar dhe antinjerëzor qe të ngacmoj plagën e hapur të qytetarëve më të goditur nga forcat nacional- fashiste të Serbisë së Milosheviqëve, të cilët ende po vazhdojnë të kërcënojnë shqiptarët. Ftojmë udhëheqjen e Komunës së Gjakovës dhe sidomos këshilltarët e asamblesë komunale qe të heqin nga rendi i ditës një herë e përgjithmonë një propozim të tillë i cili është i pa pranueshëm, ofendues dhe i pa vend. Përndryshe në aktivistët dhe familjarët e kategorisë së goditur rënd nga pasojat e veprimeve kriminale dhe gjenocidale të shtetit më antishqiptar- Serbisë, do të reagojmë në formën tonë më të ashpër.
Gjithashtu, konsiderojmë se vonë apo asnjëherë për të gjallë tonë, nuk do të duhej kush as të mendoj për gjëra të tilla- nderim për asnjë qytetar të Serbisë për deri sa ajo nuk kërkon falje, nuk shpreh pendim dhe nuk e pranon realitetin e ri- Republikën e Kosovës.
Nё fund kërkojmë mirëkuptim dhe respektim të kërkesës tonë tё drejtë, si dhe qe individët e institucioneve tё Republikës së Kosovës tё jenë më tё kujdesshëm ndaj familjarëve tё zhdukurve tё luftës nё Kosovё.