Familja Jashari u flijua që popullit dhe Kosovës t'i hiqet dhuna
Qëndresa dhe vetësakrifikimi i Jasharëve ishte ngjarja që frymëzoi e mobilizoi shqiptarët anembanë për luftën e drejtë çlirimtare.
Familja Jashari u flijua që popullit dhe Republikës së Kosovës t\'i hiqet dhuna, t i hiqet okupimi, dhe t\'i jepet liria dhe barazia.\"
\"Pra kjo familje, baca Adem dhe familja e vet, janë edhe dëshmi e kohës, dëshmi e sakrificës së popullit për liri, por janë edhe udhëzues i së ardhmes, se si individi është përherë në funksion të së mirës kolektive dhe nuk është asnjëherë më i rëndësishëm se ajo, theksoi Kryetari i Vetëvendosje!-s, Visar Ymeri.
Pas homazheve, përfaqësues të Lëvizjes u pritën në kullën e familjes Jashari, ku u fol për nevojën e angazhimit të të gjithëve ashtu që të vazhdohet rruga dhe ideali i të rënëve, për liri dhe bashkim kombëtar.