Familja Jashari falenderon vizitorët
Prishtinë, 30 nëntor - Familja Jashari në Prekaz, përmes një letre publike ka falënderuar të gjithë ata që vizituan Prekazin për Festat e nëntorit.
Kremtimi i Festave të Nëntorit kësaj radhe ka dalluar nga të tjerët pasi më shumë se kurrë ka dalë në pah ajo për të cilën janë sakrifikuar brezat ndër shekuj në mesin e të cilëve edhe familja jonë, e kjo është që të gjithë shqiptarët të jenë bashkë. Me këtë u vërtetua edhe një herë se të gjithë shqiptarët janë tanët dhe se Prekazi është i të gjithë shqiptarëve kudo që janë, thuhet në letrën e nënshkruar nga Murat Jashari.