Familja Jashari do të vazhdojë të jetë e të gjithëve
Sipas kumtesës, vizitat u intensifikuan 2 ditët e fundit kur ato kanë zgjatur deri pas mesnate, për të kulmuar më 28 Nëntor, kur numri i vizitorëve ka tejkaluar numrin 30 mijë.
Shfrytëzojmë rastin ti falënderojmë të gjithë ata që ishin në Prekaz por edhe të gjithë shqiptarët kudo që janë dhe, edhe një herë, përzemërsisht tua urojmë Festat e Nëntorit, dhe tu urojmë të gjitha të mirat në jetë. Me unitet të tillë dhe përkushtim për të nderuar të rënët nëpër shekuj, populli shqiptar po tregon se e ka arsyetuar flijimin e të rënëve, se e meriton lirinë dhe se ka një të ardhme të ndritshme.
Familja Jashari do të vazhdojë të jetë e të gjithëve dhe, në çdo kohë e në çdo rast, për të gjithë shqiptarët pa dallim, në aspiratat tona për të realizuar idealin e atdhetarëve tanë që shqiptarët të jetojnë të bashkuar, thuhet në kumtesë