FAK-u në pako me Asociacionin

Prishtinë, 6 gusht - E vetmja mundësi për ti themeluar Forcat e Armatosura të Kosovës (FAK) është që transformimi i FSK-së të kushtëzohet me Asociacionin e Komunave Serbe dhe në sesionin vjeshtor të Kuvendit të Kosovës, të miratohen në pako, si dy projektligje.
Në të kundërtën themelimi i FAK-ut do të jetë i vështirë, pasi partnerët e koalicionit (PDK e LDK) dështuan ta bindin Listën Serbe që ta mbështesë formimin e ushtrisë së Kosovës, shkruan Zëri.
Për më tepër këtë opsion Lista Serbe e ka fuqizuar edhe më shumë, pasi që ditë më parë e ka mbështetur formimin e Gjykatës Speciale për krime lufte, por nuk e ka mbështetur Ligjin për Mbrojtjen Financiare të të akuzuarve potencialë nga ajo Gjykatë.