19 Janar 2025

Fajon: Do të ndihmojmë Kosovën në rrugën drejt integrimit në BE

Prishtinë, 20 shkurt - Ministrja e Integrimit Evropian,Vlora Çitaku priti në takim Eurodeputeten Tanja Fajon për të dskutuar për progresin në Kosovë, Liberalizimin e Vizave dhe për avancimin e proceseve integruese evropiane.

Ministrja Çitaku dhe znj. Fajon kanë biseduar më në detaje për finalizimin e procesit të Liberalizimit të Vizave për Kosovën në mënyrë që ky kapitull të përfundoj sa më parë dhe të fillon realizimi i lëvizjes së lirë për qytetarët e Kosovës.

Poashtu u diskutua për Marrëveshjen e Stabilizim Asociimit por edhe subjektivitetit  ndërkombëtar të Kosovës duke marrë për bazë çasjen proaktive dhe kontrubutin e Kosovës në raport me përmirësimin e marrëdhënjeve fqinjësore dhe progresin rajonal.

Duke vlerësuar lartë kontributin dhe përcaktimin e zonjës Fajon që të kontribuoj avancimit të Kosovës në raport me integrimin Evropian, Ministrja Çitaku tha: “Institucionet e Republikës së Kosovës janë duke bërë maksimumin për t’i përmbushur rekomandimet dhe obligimet që dalin nga udhërrëfuesi për Liberalizimin e Vizave për Kosovën.”

Ministrja Çitaku poashtu shprehu vullnetin e Qeverisë së Kosovës për fuqizimin e gjithanshëm të bashkëpunimit bilateral me të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Evropian. Por gjithashtu edhe rëndësinë e bashkëpunimit me Parlamentin Evropian.

Ndërsa Eurodeputetja Fajon theksoi se, së bashku me kolegët e saj nga Parlamenti Evropian do të bëjë gjithçka që është e mundur për të ndihmuar Kosovën në rrugën e saj drejt integrimit në Bashkimin Evropian.

Poashtu, znj. Fajon theksoi rëndësinë që fokusi i angazhimit të institucioneve të vendit të jetë në implementimin e standardeve të caktuara për këtë proces.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)