Fajon: As Kosova nuk mund të mbetet e izoluar
Prishtinë, 8 nëntor - Raportuesja e parlamentit Evropian për liberalizimin e vizave, Tanja Fajon, thekson se pas liberalizimit të vizave për Shqipërinë dhe Bosnjën, as Kosova nuk mund të mbetet e izoluar.
Njerëzit më shumë se kurr duhet të ndihen të lirë është koha që Komisioni Evropian të dal me udhëzime të qarta dhe të gjejë një zgjidhje sesi të përfshijë Kosovën në regjimin pa viza", ka thënë Fajon në një komunikat për media.
Ajo ka ritheksuar se Kosova nuk guxon të mbetet "një vrimë e zezë në hartë në Ballkanit Perëndimor".
Qeveria në Prishtinë, thotë ajo, ka për të kaluar një pjesë të rëndësishme të rrugës deri në heqjen e vizave, por njerëzve u nevojitet perspektivë e qartë evropian.