18 Janar 2025

Fadil Malokut i ndërpritet mandati si anëtar i KQZ-së

Prishtinë, 6 shtator - Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Atifete Jahjaga, mori sot vendim me të cilin ndërpritet mandati i Fadil Maloku, përfaqësues i Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, nga pozita e anëtarit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Republikës së Kosovës.

Vendimi u mor duke u bazuar në nenin 139, pika 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, në nenin 61, paragrafi 5 pika (a) të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, si dhe në shkresat e Grupit Parlamentar të Koalicionit për Kosovë të Re, me numër protokolli 728, ta datës 20 gusht 2013 dhe me nr. protokolli 743, të datës 3 shtator 2013.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)