07 Maj 2024

Fadil Ismajli kandidat i AKR për minister të MZHE-së

Prishtinë, 1 mars - Fadil Ismajli mund të emërohet nga Kryeministri Hashim Thaçi në pozitën e Ministrit të Zhvillimit Ekomomik (MZHE), të cilën aktualisht e mban Besim Beqaj i PDK’së.

Konfirmimin se Ismajli është kandidat i AKR’së për këtë pozitë e ka bërë Zëvendësja e Pacollit, Mimoza Kusari-Lila, shkruan Express.

Ajo ka deklaruar se emri i drejtorit aktual të Operatorit- Sistemi, Transmisioni dhe Tregu (KOSTT’it), Fadil Ismajli, do të zyrtarizohet pasi të sqarohen negociatat që po zhvillohen me PDK’në.  


Nderkaq Aleanca Kosova e Re ka reaguar ndaj artikullit të publikuar sot në gazetën Express me titull Fadil Kandidati, të publikuar sot me datë 1 mars 2013.

"Në asnjërën nga deklaratat e zëvendës presidentja e AKR-së Mimoza Kusari – Lila nuk është përmendur emri i Fadil Ismajli ashtu siç thuhet në shkrimin e këtij artikulli sot", thuhet në reagimin e AKR-së.

Në emisionin Zona B, ditë më parë, zëvendës presidentja e AKR-së ka folur për mundësinë që AKR të marrë nën udhëheqje Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik.

E pyetur për emrin e kandidatit për ministër ajo pati thënë: “ Mund të them se ështënjë njeri profesional dhe me kredibilitet dhe besoj se do ti sjellë vlerë Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik” Ajo gjithashtu ka theksuar se nuk mund të bëjë publik emrin pasi ky është proces që duhet të kryhet nga partnerët e koalicionit.

"Bazuar në këtë deklaratë nuk është etike që të përmenden emra, dhe ende më jo-profesionale është aludimi se ky emër është konfirmuar nga znj. Kusari – Lila", thot AKR.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)