16 Janar 2025

Fabius: Marrëveshja duhet të implementohet

Prishtinë, 25 prill - Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj ka pranuar një telefonatë nga ministri i Punëve të Jashtme i Francës, Laurent Fabius, i cili ka përgëzuar ministrin Hoxhaj për marrëveshjen e arritur për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë.

Dy ministrat janë pajtuar se pas arritjes së marrëveshjes, duhet filluar sa më parë me implementimin e saj në terren.

Në këtë drejtim, ministri Hoxhaj është siguruar nga homologu francez se shteti i tij do të mbështesë Republikën e Kosovës në implementimin e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy shteteve sovrane.

Ministri Hoxhaj ka falënderuar për mbështetjen e madhe të Francës në procesin e konsolidimit shtetëror ndërkombëtar, procesin e integrimeve euroatlantike, sigurimin e njohjeve ndërkombëtare, anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, përfshirë së fundi edhe  në BERZH.

Ai po ashtu i ka shprehur indinjatën e thellë të popullit të Kosovës me sulmin terrorist ndaj diplomatëve dhe Ambasadës së Francës në Libi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)