Exit Polli: PAN 40 për qind, VV 30 dhe LAA 27 për qind
Sipas Exit Poll-it të realizuar nga Klan Kosova, që paraqet një projeksion (anketim i votuesve pasi kanë dalë nga vendvotimet) dhe jo rezultate zyrtare, partitë politike në vend, në këto zgjedhje, janë renditur kështu:
40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera.
Shpalljen e rezultateve e ka bërë Shkëlzen Maliqi, drejtuesi i ekipit që ka punuar në këtë Exit Poll.
Punën e kemi kryer në terren. Duhet të sqarohemi se Exit Polli është matje e momentit, gjatë procesit, kur votuesit dalin nga vendvotimi. Kur dalim i pyesim se për kë kanë votuar. Ky është projeksion që mund të dal i saktë, gjysmë i saktë apo i huqur, ka thënë ai. Kemi anketuar 2,500 respondentë. 90 nuk kanë dashur të flasin!
40 për qind koalicioni PAN (PDK-AAK-NISMA); 30 për qind VV (Lëvizja Vetëvendosje), LAA (LDK-AKR-Alternativa) 27 për qind dhe 3 për qind të tjera, është rezultati i shpallur i Exit Pollit.
Në këto zgjedhje kanë marrë pjesë pesë koalicione; 19 parti politike dhe dy nisma qytetare me 971 kandidatë për deputetë. Numri i përgjithshëm i vendvotimeve ishte 2,490.