Exit Pollet: Vetëvendosje shënon fitore historike
Sipas rezultatit të EXIT POLL të realizuar nga Albanian Post, Lëvizja Vetëvendosje ka shënuar fitore historike prejse mbahen zgjedhje pas luftës në Kosovë.
Vetëvendosje e Albin Kurtit ka fituar më shumë se gjysmën e votës shqiptare në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 2021-së.
Rezultatet e EXIT POLL tregojnë se Vetëvendosje ka fituar 53% të votave.
E dyta është Partia Demokratike e Kosovës me 20% të votave.
Lidhja Demokratike e Kosovës është e treta me 17%.
Kurse Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka fituar 7% të votave.
Nisma, sipas EXIT POLL, nuk kalon pragun dhe mbetet në 2%.
Sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting këto janë rezultatet që kanë marrë subjektet politike:
Lëvizja Vetëvendosje 47,9%
Partia Demokratike e Kosovës 17,7%
Lidhja Demokratike e Kosovës 14,6%
Edhe Instituti i Prishtinës për Studime Politike PIPOS ka shpallur rezultatet e Exit Pollit për zgjedhjet e sotme parlamentare në Kosovë.
Sipas PIPOS në bazë të anketimit të rreth 40 mijë respodentëve fituese e zgjedhjeve është Vetëvendosja me 41,8 përqind, ndërkohë partia e dytë është PDK me 16.5, LDK e treta me 15.2 përqind, AAK me 7.2 përqind dhe Nisma me 2.6 përqind. Ndërkaq, komunitetet pakicë me 16.7 përqind.
Sipas kësaj përqindje, PIPOS ka nxjerr edhe numrin e ulëseve që do ta kenë partitë politike. Është LVV që do të ketë 52 ulëse, PDK 20 ulëse, LDK 19 ulëse, AAK 9 ulëse dhe komunitetet 20 ulëse.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 6,6%
Nisma Socialdemokrate 2,7 % dhe
Partitë jo shumicë 10,2%, kurse të tjera 0.3%.
Sipas këtij EXIT POLL-i renditja në Kuvendin e Kosovës do të jetë kështu:
LVV –55 deputet
PDK- 20 deputet
LDK- 17 deputet
AAK-8 deputet
Komunitetet do t’i kenë 20 deputet.
Në këtë EXIT POLL nuk janë përfshirë votat nga diaspora.