Evropianet e rinjë kërkojn angazhim për fuqizimin e rinisë në Malishevë
Malishevë, 21 janar - Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës Avdullah Hasani ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Komunen e Malishives cili po bënë monitorimin e sektorit të rinisë në vend si dhe ka takuar Kryetarin e Komunës së Malishevës Ragip Begaj.
Hasani vizitën e tij në Malishevë e ka realizuar në kuadër të takimeve të tija me kryetarë të Komunave të Kosovës, ndërsa kanë për qëllim që të ngrisë vëmendjen e ekzekutivit lokal lidhur me fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendim marrjes. Kryetari Begaj e ka njoftuar kreun e KREK-ut lidhur me aktivitet e komunës së Malishevës respektivisht sektorin e rinisë si dhe me angazhimin e të rinjve në administratën komunale.
Të rinjtë e Komunës së Malishevës konsiderojmë se janë të përfshirë në vendimmarrjen e përbashkët në Komunës, duke pasur parasysh se shumica e administratës komunale janë në moshë të re, e që na bënë të ndihemi krenar me Komunën ton , theksoi Begaj , Ai u zotua se do të aktivizoj tërë kapacitetin e komunës për ta forcuar rolin e të rinjve në vendimmarrje që është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë. Ndërkaq Hasani ka kërkuar nga kryetari i Malishevës ti ndihmojë të rinjtë për ti realizuar aspiratat dhe idetë e tyre. Hasani ka thënë se të rinjtë duhet të fuqizohen dhe të mos mbesin jashtë përkrahjes së komunave.
Të rinjtë duhet të mbështeten me projekte dhe programe me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje tha Hasani . Ai ka shtuar se të rinjtë e Malishevës duhet të besojnë në ndërtimin e demokracisë moderne në Komunën tuaj.
Ndërsa Komuna duhet të mundësojë që të gjithë bashkëmoshatarët e rinj të angazhohen që ti shumëfishojnë energjitë e tyre dhe të rrisin vullnetin për përmirësim të vazhdueshëm të politikave demokratike rinore, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në dialogun kulturor e politik dhe me qëllim të synimit të demokracisë sipas modelit evropian dhe fuqizojnë demokracinë dhe jetën në Republikën e Kosovës.
Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës dhe Komuna e Malishevës jan dakorduar për hapjen e Qendrës ( Zyrës) së KREK-ut në Komunën e Malishevës e që sipas tyre do të ndihmonin në rritjen e rolit të rinisë në jetën aktive qytetare.