Evropianët e rinj synojnë t'i anëtarësojn 7.000 të rijnë
Prishtinë, 14 shkurt - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës (KREK) do të përfshihet në një kampanjë të madhe e cila për qëllim ka zgjerimin e numrit të të rinjve pjesëmarrës nën organizimin e Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës si dhe sensibilizimin e të rinjve lidhur me aktivitet e të rinjve evropiane të Kosovës.
Kjo kampanjë pretendon ti anëtarësoj rreth 7.000 të rijnë në KREK, si dhe të ngrit vetëdijen e të rinjve rreth rëndësisë se Këshillit të Evropianeve të rijnë, dhe të inkurajoj pjesëmarrje aktive të rinjve përmes procesit edukativo bashkëpunues dhe programeve të ndryshme e të përbashkëta me institucione tjera.
Ekipi që po merret me përgatitjen e fushatës kanë përfunduar me përgatitjet për kampanjën që do të operoj nën sloganet Evropianet e rijnë , Ne jemi gati- bashkohu edhe ti.
Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane, Avdullah Hasani, ka thënë se Me këtë kampanjë synohet që roli i të rinjve dhe i KREK-ut në jetën publike të rritet , kështu duke u bashkuar shumë të rijnë për rreth nesh dhe së bashku të punohet që të rinjtë të jenë pjesë e fuqishëm e vendimmarrjes dhe zë i rëndësishëm në zhvillimin e demokracisë dhe i lëvizjeve evropiane , e në këtë formë duke u bashkuar dhe fuqizuar do ti arrijmë aspiratat dhe kërkesat tona ka theksuar Hasani.
KREK-u në qendrat e tij komunale ka mbi 1.600 të rijnë aktiv që ndihmojnë në zhvillimin e planit operativ për fuqizimin e rinisë