28 Dhjetor 2024

Evropianët e Rinj fushatë për njohjen e Kosovës

Prishtinë, 7 maj - “A më njihni mua?”. Një fushatë origjinale me 5 vendet e BE-së që ende nuk e kanë njohur zyrtarisht pavarësinë e Kosovës është pjesë e shumë aktiviteteve ndërkombëtare të planifikuara për Ditën e Evropës 2010.

Dita e Evropës mbahet çdo vit me 9 Maj, dhe njihet si një feste e paqes dhe unitet në Evropë.


Gjithashtu njihet si dita e Schuman, Unioni Evropian e kujton deklaratën e bërë po në të njëjtën ditë me 1950 nga Ministri i atëhershëm Francez i Punëve të Jashtme i cili krijoi një formë të re të organizimit të shteteve në Evropë. Për të përkujtuar Ditën e Evropës, Kosova ka planifikuar aktivitete të ndryshme brenda vendit, por këtë vit do të përcjellë mesazhin e saj edhe në arenën ndërkombëtare.


Dita e Evropës ofron një mundësi të madhe që është shumë e rëndësishme për kombin e Kosovës dhe fushatën me temën mbizotëruese të saj “Evropianët e Rinj” e që është një nga synimet kryesore në vendin e Kosovës për të vendosur Kosovën brenda në familjen e kombeve Evropiane.

Kosova sjell frymën e të rinjve që shpesh i referohen si “kontinenti më i vjetër”, po në të vërtetë Kosova ka moshën mesatare më të re se çdo vend tjetër Evropian, në 25.9 vjet. Në shumicën e vendeve Evropiane mosha mesatare është diku afër 40.

Ideja e fushatës “Evropianët e Rinj” është bërë një mënyrë e të menduarit dhe mbulon çdo element të fushatës.  Në planifikimin për Ditën e Evropës, Saatchi & Saatchi ka planifikuar një seri aktivitetesh që do të ngrihen mbi të njëjtën ide.


2 arenat kryesore të zgjedhura për Ditën e Evropës 2010 janë:

1. Synimin e 5 vendeve të BE-së që nuk e kanë njohur ende pavarësinë e Kosovës
2. Aktiviteti Bruksel - objektiv Anëtarët e Parlamentit Evropian (PE)
A më njihni mua?

Në të njëjtin publikim fotografia paraqitet prapë, së bashku me titullin:

Në këtë ditë të Evropës ne do të dëshironim ta njihni Xhana Bina dhe gjithë Evropianët e rinj.

Kopja vazhdon të shpjegoj “A më njihni mua?” ideja:

Shumica e shteteve të BE-së i kanë njohur Evropianët e Rinj të Kosovës,
Tani ne duam që edhe ju ti njihni gjithashtu.
Njoftohuni me Evropianët e Rinj në: www.kosovo-young.com
Urime Dita e Evropës

Secila nga këto publikime paraqiten në gjuhët lokale të shteteve ku paraqitet publikimi. (Versioni i bashkangjitur është versioni kryesor në gjuhën Angleze)

2. Aktiviteti në Bruksel:

- Çanta speciale me dhuratë do t’iu jepen Anëtarëve të Parlamentit Evropian.

Secila çantë do të përmbajnë “enigmë në kuti” (“boxed puzzle”) të Evropës e që pjesa e fundit është shteti i Kosovës dhe një kartolinë. Mesazhi për Anëtarët e Parlamentit Evropian është që këtë Ditë të Evropës Kosova do ta festoj gjithashtu. Ky mesazh do të ripohoj dëshirën të bëhet e integruar plotësisht në familjen Euro-Atlantike të demokracisë dhe të prosperoj në liri dhe stabilitet.
Do të jetë një thirrje e veçantë për veprim:

Ju luani një rol të veçantë në ndihmën për ta kompletuar këtë fotografi; për të avancuar të ardhmen e përbashkët Evropiane dhe për të përmbushur ëndrrën tonë.
Urime Ditën e Evropës
Kosova, Evropianët e Rinj

- “Furgonët reklama” do të qarkullojnë nëpër Bruksel, veçanërisht për rreth Kuartit Evropian dhe gjithashtu Avenue Luise duke i pasur në shënjestër ato zona ku Anëtarët e Parlamentit Evropian do të qarkullojnë. “Furgonët  reklama” do të paraqesin pamje të Evropianëve të Rinj dhe mesazhe ku shkruan: 


Këtë Ditë të Evropës ne jemi duke e festuar me të gjithë Evropianët e Rinj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)