19 Janar 2025

Evropianët e rijnë kërkojnë nga Kusari-Lila fuqizimin e rinisë

Gjakovë, 11 mars - Presidenti i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës, Avdullah Hasani  me bashkëpunëtor ka vizituar Komunën e Gjakovës ku është takuar me Kryetaren Mimoza Kusari-Lila  e  në kuadër të  kampanjës  “Ne jemi gati - Bashkohu edhe ti“ në të cilën KREK-u po synon ti aktivizoj 7.000 të rijnë për ti bashkërenduar aktivitetet e tyre  në interesat ë Sektorit të Rinisë.

Kryetarja, Mimoza Kusari-Lila  i ka mbajtur të informuar zyrtarët e KREK-ut lidhur me planet dhe aktivitet e Komunës së Gjakovës lidhur me me angazhimin, punësimin  e të rinjve në administratën komunale si dhe aktivitet që po zhvillohen në Sektorin e rinisë.

Ajo është zotuar se do  rrisë bashkëpunimin e organizatat rinore tërë kapacitetin e komunës për ta forcuar rolin e të rinjve në vendimmarrje që është shumë e rëndësishme për shoqërinë tonë.

Ndërsa, Presidenti i KREK-ut, ka kërkuar nga Komuna e Gjakovës që ti shtoj aktivitetet e të rinjve të ju krijoj hapësira moderne forumeve dhe nismave ku bëjnë aktivitete të rinjtë si dhe  të mbështeten  të rinjtë me projekte dhe programe komunale me qëllim të rritjes së pjesëmarrjes së tyre në vendimmarrje në nivelin lokal ka kërkuar nga Komuna e Gjakovës , Hasani.

Evropianet e rijnë po i vizitojnë Komunat e Kosovës në kuadër  të kampanjës që për qëllim që të rrisin vëmendjen e ekzekutivit lokal lidhur me fuqizimin dhe pjesëmarrjen e të rinjve në proceset e vendim marrjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)