17 Janar 2025

Europainët e rinjë 730 ditë në shërbim të rinjve

Prishtinë, 6 gusht - Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës  ka filluar që të festoj dy vjetorin e themelimit të tij , Evropianet e rijnë përvjetorin e tyre do ta festojnë në kuadër të javës së “Evropianëve të rijnë “ që do të zgjas 7 ditë në shumë qytete të Republikës së Kosovës.

Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës vlerëson ka vlerësuar  si periudhë të suksesshme angazhimin e tyre në Republikën e Kosovës , ata shprehen krenar se sado pak kanë arritur që të afrojnë dhe integrojnë të rinjtë e Kosovës me bashkëmoshatarët e tyre Evropian.

Avdullah Hasani, President i Këshillit të Rinisë Evropiane të Kosovës ka thënë së Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës është mekanizëm për të rinjtë i instaluar vetëm për të ju shërbyer të rinjve në mënyrë që ata të angazhohen në ndërtimin e demokracisë.

E gjithë kjo sipas tij në frymën e angazhimit dhe bashkëpunimit të ndërsjellë me të gjitha institucionet qeveritare dhe jo qeveritare në Kosovë.

Ai ka theksuar se fokusi i KREK-ut me prioritet të veçantë është drejtuar aty ku rinia jonë po hasë në vështirësi të shumta në shumë procese të ndjeshme të shtet ndërtimit, papunësia, siguria e tyre në shkolla,mospërdorimi substancave narkotike nga ata, delikuenca,  mos arsimimi i duhur në zonat rurale e që vazhdon të jetë prioritet dhe brengë e jona.

"Ajo që neve na bënë këto ditë më të veçanta është se të rinjtë e Kosovës në çdo kohë e kanë përkrahur organizmin e të rinjve Evropian në këtë rast KREK-un , kjo vërehet edhe se në çdo aktivitet të Këshillit kanë marrë pjesë qindra të rijnë dhe të reja në çdo komunë që ne jemi të shtrirë."

"Ajo që dëshiroj të siguroj aktivistët e KREK-ut dhe të rinjtë e Kosovës është se Këshilli i Rinisë Evropiane të Kosovës do të jetë më aktivë dhe më kërkues se në të kaluarën dhe se do të mundohet që të rijnë të fuqizohen dhe të kenë rol të rëndësishëm në shtet forcimin e Kosovës dhe të rinjve të saj gjatë këtyre viteve që do të jemi me ju“, theksoi Hasani.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)