Eurodeputetja Fajon sot viziton Kosovën
Prishtinë, 20 shkurt - Një ditë pas vizitës së shefit të diplomacisë greke në Prishtinë, Kosovën do ta vizitojë sot eurodeputetja sllovene, Tanja Fajon.
Eurodeputetja Fajo do të zhvillojë takime me zyrtarët e lartë të institucioneve të Kosovës, e më pas do të mbajë një konferencë për shtyp.
Temë e bisedimeve të sotme me zyrtarët e Kosovës, mendohet se do të jenë proceset nëpër të cilat aktualisht po kalon Kosova.