EULEX nuk lejon vizitën e Vulinit në veri
Prishtinë, 23 gusht - Është shtyrë vizita në Mitrovicë e drejtorit të Zyrës së Qeverisë së Serbisë për Kosovën, Alekasandar Vulin, njoftojnë mediet e Beogradit.
Sipas tyre shtyrja ndodhë për shkak të paralajmërimit të EULEX-i nuk do ta lejojë të qëndrojë në veri të Kosovës.
Këtë njoftim mediat e Beogradit e mbështesin në komunikatën e Zyrës, në pjesën veriore të Mitrovicës.
Sipas këtyre burimeve, ishte paraparë që Aleksandar Vulin sot, të bisedojë me përfaqësuesit politikë të serbëve të Kosovës, siç i quan Beogradi strukturat paralele në Kosovë.