EULEX në pritje të përgjigjes nga Kuvendi
Prishtinë, 15 korrik - EULEX, është duke pritur përgjigje nga ana e Kuvendit në lidhje me çështjen e imunitetit të deputetëve kosovarë. Në një deklaratë për RTK-në, zëvëndës shefi i EULEX-it, Andy Sparks tha se nuk kanë marrë përgjigje përfundimtare nga Kuvendi.
Nuk dua që tani të paraqes ndonjë qëndrim të EULEX-it pa marrë përgjigje zyrtare nga kryetari i Kuvendit. Ai u ka thënë mediave se kerkesa e EULEX-it nuk është kushtetuese e as ligjore. Nëse me të vërtetë ky është qëndrimi i tij atëherë nuk mund ta gjykoj si të drejtë, por unë preferoj që të presim dhe të shohim se çfarë do të jetë përgjigjja e tij, tha Sparks.
Numri dy i EULEX-it vazhdon të insistoj se Gjykata Kushtetuese duhet të qartësoj çështjen e imunitetit të deputetëve por pasi Kuvendi të nxjerë një rezolutë për këtë çështje. Ai tha se EULEX-i mund të ndërmarë hapa të tjerë nëse Kuvend nuk e bënë një gjë të tillë.
Ne do të veprojmë hap pas hapi dhe do të shohim se ku do të arrijmë. Por jam i mendimit se populli i Kosovës nuk dëshiron të shoh një situatë ku njerëzit kanë imunitet nga arrestimi, 24 orë në ditë dhe 7 ditë në javë. Sipas pikëpamjes time do të ishe sinjal i mirë për rendin dhe ligjin që kjo çështje të sqarohet.
Siç e kemi thënë edhe në letër ne besojmë se çështja duhet sqaruar nga Gjykata Kushtetuese. Nëse Kuvendi nuk i adresohet Gjykatës mbetet të shihet se cfarë do të ndodh, tha Sparks.
Sparks nuk ka dashur të komentoj kur është pyetur nëse Kuvendi i Kosovës po shëndrrohet në pengesë për përmbushjen e misionit të EULEX-it.